Best Pizza

in the sity

Juvenilja, e themeluar në vitin 1996 

Juvenilja

E themeluar në vitin 1996, Juvenilja ofron kuzhinë mesdhetare të cilësisë më të lartë. Çdo pjatë përgatitet me delikatesë nga shefi i kuzhinës dhe stafi ynë me përvojë, ku vëmendja për detajet është thelbësore.


Ne e kuptojmë rëndësinë e të “ndryshuarit me kohën” dhe për këtë arsye jemi duke punuar vazhdimisht për t’ju sjellë pjata inovative. Menuja përfshin një përzgjedhje të gjerë antipastash të shijshme, ushqim deti të freskët, përzgjedhje të jashtëzakonshme të mishit dhe duke mos harruar picat të gatuara në furrë druri.
 

Shërbimi ekselent kundrejt klientëve tanë ka qenë gjithmonë i një rëndësie maksimale për ne. Stafi ynë miqësor dhe të mirë-informuar janë gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar të zgjidhni nga një shumëllojshmeri pjatash në menu.
 

Ne ju mirëpresim në restorantin tonë dhe urojmë të shijoni eksperiencën tuaj tek Juvenilja.
 
Juvenilja ... asnjë e njëjtë me të.

Executive Chef


Renato Hoxha

Pasioni për kuzhinën ka filluar që në moshën 15 vjeçare për tu bërë më pas dhe profesioni i tij.


Renato sot një shef me përvojë dhe eksperiencë 12 vjeçare në kuzhinë, kreativ dhe i shkathet për të gatuar një shumëllojshmëri produktesh, duke krijuar kështu stilin e tij që e bën atë unik.


Ai është një kuzhinier i talentuar dhe karizmatik, i cili është gjithmonë në kërkim të ideve krijuese dhe të reja për të plotësuar dhe përmirësuar ekspertizën e tij të kuzhinës.


Eksperienca e parë ka qënë pikërisht në restorantin që e rriti profesionalisht, dhe vazhdon e bashkëpunon tepër entuziast e më të etur se kurrë për të arritur më të mirën.